Teatri i Kosovës ------------ National Theatre Of Kosovo
Teatri Kombetar i Kosovës
Teatri Kombëtar i Kosovës (në fillim me emrin Teatri Popullor Rajonal e pastaj Teatri Popullor Krahinor) u themelua në tetor të vitit 1946 në Prizren. Ky ishte institucioni i parë teatror profesionist në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë shpejt, disa muaj pas themelimit, ky teatër u transferua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artistët amatorë, entuziastë e idealistë të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesionistë nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ndërkohë që, në vitet ’60, ansambli i tij pasurohet me kuadro të reja profesioniste.
Deri në vitin 1989 ky teatër i ka realizuar mbi 400 premiera me rreth 10.000 repriza, të cilat në Kosovë dhe në hapësirat e ndryshme të ish Jugosllavisë janë përcjellë nga mbi 3.200.000 spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramaturgjisë kombëtare, botërore dhe ish jugosllave. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, janë vlerësuar me tone të larta nga kritika e atëhershme dhe janë nderuar me çmime të ndryshme artistike.
Kështu, p.sh., në vitin 1967, shfaqja “Erveheja” e regjisorit Muharrem Qena është nderuar me Çmimin e Regjisë më të Mirë në Festivalin e Dramës Jugosllave “Sterijino Pozorje”. Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, në këtë teatër janë realizuar edhe shfaqje në gjuhën serbe. Bukur shpesh, sidomos pas vitit 1981 e këndej, ky teatër ka vepruar nën presion të rëndë politik nga sistemi dhe regjimi komunist jugosllav.
Në vitin 1990, regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem shkollor universitar paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës.
Gjatë 10 viteve të pasluftës, në këtë teatër janë vënë në skenë tekste të shumta të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Teatri Kombëtar i Kosovës është teatër me karakter shtetëror, ka ligj të veçantë dhe, si i tillë, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.
Drejtor: Burbuqe Berisha

National Theatre of Kosovo
National Theatre (first named Regional Theatre and then Provincial People's Theatre) was founded in October 1946 in Prizren. This was the first professional theatrical institution in Kosovo after World War II. Very soon, a few months after its establishment, the theater moved to the capital of Kosovo, Pristina. performances in front of the theater were performed mainly by amateur artists, enthusiasts of talented idealists, helped by professional artists from other areas of the former Yugoslavia, and, in the 60s, his ensemble enriched with new professional cadres. Till 1989, this theater has over 400 premieres with about 10,000 reprisals, which in Kosovo and in various areas of the former Yugoslavia are followed by over 3,200,000 spectators. The repertoire of this theater was built on the texts of many national drama world and Yugoslav.This theater performances, which have been presented in different festivals with national and international character in the former Yugoslavia, were praised highly by critics of the time and were honored with various awards art.Thus, for example, in 1967, the play "Erveheja" director Muharrem Qena was honored with the Award of Best Registered Yugoslav Drama Festival "Sterijino Pozorje". In addition to performances in the English language, in this theater are also performed in Serbian language. Very often, especially after the year 1981 and onwards, the theater operated under severe political pressure from the system and the Yugoslav communist regime. In 1990, the Serbian regime of Slobodan Milosevic, has placed the theater under forced administration, driven by Albanian artists theater and putting totalitarian control over the theater's artistic creativity. During this period, in a parallel university education system established in terms of active peaceful resistance against the totalitarian regime Serbian homes - schools were created many of the artistic, which are already part of the professional ensemble of this theater. In 1999, after the war in Kosovo, this theater was named the National Theatre.During 10 years of war, in this theater are staged texts numerous national and international drama. National Theatre is a theater with a national character, there is a special law and, as such, is funded by the Ministry of Culture, Youth and Sport of the Republic of Kosovo.
Director: Burbuqe Berisha
Director: Burbuqe Berisha